Ish gjyqtares, Parashqevi Ademi, ju refuzua disa herë amnistia por kjo se pengoi aspak të përfitojë ulje dënimi, këtë herë dy muaj nga më pak se 1 vit e gjysëm burg që i ka mbetur për të shlyer. Falje të dy muajve burg apo 60 ditëve kalendarike ka përfituar gjyqtarja Ademi një ditë më parë në dhomën penale të kryeqytetetit aty ku është shqyrtuar kërkesa e saj.
Ish gjyqtarja e dënuar për korrupsion e shpërdorim detyre ka kërkuar më tepër ulje por siç rezulton në këtë vendim me nr 118 dt.29/06/2016 gjyqtari Sokol Tona ka pranuar pjesërisht kërkesën e Ademit duke i ulur dy muaj nga dënimi. Parashqevi Ademi u dënua me 4 vite burg nga krimet e rënda pas arrestimit në flagrancë duke marrë 200 mijë lekë në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor për një qytetar nga Laçi.
ma.me