Konferenca e kryetarëve, e mbledhur para nisjes së seancës plenare, ka vendosur përfshirjen në kalendarin e punës së parlamentit të paketës së ndryshimeve kushtetuese që lidhen me Reformën në Drejtësi.
Në mbledhjen e sotme palët kanë diskutuar mbi procedurën që do të ndiqet në shqyrtimin e draftit kushtetues. Drafti është futur me miratimin e mazhorancës dhe votat e saj pasi opozita ka dalë kundër duke kërkuar konsensus për Nenin 88.
Një javë më parë, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk gjeti konsensus për këtë çështje, pasi opozita kundërshtoi kërkesën e maxhorancës që drafti t’i kalojë menjëherë séancës plenare, pa u shqyrtuar më parë sipas procedurës në një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit dhe të komisionit të Ligjeve.
Për këtë qëllim Këshilli përgatiti dhe raportin përkatës që përfshin dy mendimet e kundërta te paleve, te cilat iu përcollën seancës plenare. (java / r.a)