Përbërësit
– 3 vezë
– 4 lugë gjelle ajkë
– 55 gr djathë
– 50 gr proshutë
– 2 speca
– 1 kërpudha
– gjysmë domate
– 1 thelb hudhër
– 1 grusht majdanoz
– 1 lugë gjalpë
– Piper te zi
– Krip
1. Në një enë më të thellë thyemë vezët, shtojmë kremin, domatet e copëtuara në kube të vogla (vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre më parë), shtojmë proshutën e prerë imët, kërpudhat e copëtuara po ashtu majdanozin, specat dhe hudhrën, si dhe djathin e grirë në rende, kryp dhe piper të zi sipas shijes.
2. Masën e përziejmë mirë.
3. Tiganin e lyejmë me gjalpë, pastaj shtojmë masën e përgatitur.
4. Masën e përgatitur e fusim në furrë dhe e pjekim për 20 minuta në temperaturë 200gradë.