Grupi muzikor Backstreet Boys janë gati të kthehen me një album të ri, që do të dalë në fund të gushtit.
Ish pjesëtari i grupit i viteve ’90 është mbyllur në studion e regjistrimit të Los Angeles për të regjisturar diskun që do të braktisë melodinë pop për të shperthyer në muzikën country, falë bashkëpunimit me Florisa Georgia Line.
“Po bëjmë diçka që nuk ekemi bërë kurrë”, ta Brian Littrell në Instagram.
Pas 20 viteve karrierë , ish idhujt adoleshentë kanë përsëri dëshirë të këndojnë bashkë. Kohët e fundit kanë firmosur për kolonën zanore të filmit “Dead 7″( në të cilin janë protagonistë) , si dhe kanë konfirmuar një sërë datash për koncerte në Las Vegas, si dhe janë gati për të përballuar një tur botëror.
“Kemi një marrëveshje me kompaninë Live Nation dhe kemi firmosur për nëntë shfaqje në Las Vegas. Donim të bënim një provë para turit botëror , por po ndodh me të vërtetë.”, deklaroi kohë më parë bjondi i grupit Nick Carter.
Grupi amerikan i rrymës pop Backstreet Boys në vitet ’90 ishte shumë i suksesshëm. Kanë shitur mëse 100 milion kopje albumesh dhe gjatë periudhës 1997-2005 kanë fituar me shitje albumesh 533.1 million $. (java / r.a)