Ditën e djeshme Ministria e Arsimit publikoi notat e provimit të Gjuhë-Letërsisë për të 46 mijë maturantët e këtij viti shkollor. Por ajo që bie në sy nga publikimi i notave është se vetëm 3 maturanë kanë arritur të marrin notën maksimale (10).
Nga rezultatet e marra, vihet re një nivel mesatar, ku mbizotërojnë 6-a,7-a dhe 8-a.
Pas notave të Gjuhë-Letërsisë, tashmë maturantët presin rezultatet e testit të Matematikës. Sakaq kanë mbetur pa u zhvilluar ende edhe 2 provimet me zgjedhje.