Disa orë pas sulmit vetëvrasës në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll, ku u vranë të pakën 41 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, drejtori i CIA-s, John Brennan tha se sulmet mbanin vulat e ISIS-it dhe paralajmëroi se grupi terrorist islamik planifikon të kryejë sulme të ngjashme në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara.
“Jam i shqetësuar nga pikëpamja e një profesionisti të zbulimit që shikon aftësitë e DAESH, si dhe vendosmërinë e tyre për të vrarë sa më shumë njerëz që është e mundur dhe për të kryer sulme jashtë vendit”, ka thënë Brennan në një intervistë ekskluzive në selinë e CIA-s për Yahoo News, përcjell Telegrafi.
Brennan beson se pas të shtënave në Orlando që u bënë javë më parë dhe San Bernardino, grupi i cili kreu këto sulme do të vazhdojë përpjekjet për të depërtuar mbrojtjen amerikane.
Ai shtoi: “Unë do të jem i befasuar nëse DAESH nuk është duke u përpjekur për të kryer këtë lloj të sulmit në Shtetet e Bashkuara”, citohet Koha. (b.an)