Policia italiane ka gjetur një gomone me 170 kg kanabis ditën e sotme në bregun midis Brindizit dhe Leçes, përkatësisht në ujërat ndërkombëtarë.
Besohet se gomonia vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se është braktisur nga skafistët shqiptarë, të cilët janë kthyer mbrapsht me një gomone tjetër, raporton Panorama.
Fillimisht ishte një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, i cili pa gomonen dhe njoftoi autoritetet italiane.
Menjëherë u organizua një operacion nga roja bregdetare e vendit fqinj të cilët arritën gomonen, por jo skafistët.
Dita/d.i.