Deri tani numri i viktimave nga sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit ka shkuar në 41 persona, ndërsa të plagosur janë mbi 200 të tjerë.
Mediat turke kanë publikuar disa nga fotot e persona që humbën jetën nga shpërthimi kamikaz i tre terroristëve dhe nga të shtënat e tyre me armë para se të hidhnin veten në erë.
“Të gjithë ulërinin… kishte gjak të përhapur gjithandej”, tregon një nga të mbijetuarit.
Deri tani i akuzuari kryesor për këtë sulm është ISIS.
Mes 23 shtetasve turq që humbën jetën në këtë sulm bën pjesë dhe polici hero që qëlloi një nga terroristët para se ky I fundit të hidhte veten në erë.
Punonjësi i doganës qëlloi mbi agresorin duke e neutralizuar atë pasi arma që mbante në duar i ra, por pak sekonda më pas ai hodhi veten në erë.
Heroi sapo ishte bërë baba dhe kishte vetëm pak kohë që ishte diplomuar dhe sapo kishte nisur punë në aeroportin e Stambollit./Panorama/a.k.