Një çift adoleshentësh në Gjermani përfunduan në pranga pasi u filmuan duke bërë seks në një pishinë publike.
Paul R dhe Lisa M, 18 dhe 19 vjeç, kanë dalë përpara gjykatës së Augsburgut. I akuzuari tha në gjyq se i kanë rënë mbathjet gjatë kohës që po laheshin.
Por provat ishin të pakundërshtueshme. Paul R u dënua me dy javë burg dhe 36 orë punë në shërbim të komunitetit.
Prokuroria nuk kishte kërkuar kaq shumë, por gjykatësi tha se donte ta bënte shembull. Në Gjermani ka mbi 6500 pishina publike dhe disa prej tyre kanë kamera edhe poshtë nën ujë.