Rreth orës 12:33, ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Turizëm – Kanali i Çukës, ku shtetasi I.E., 59 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA978NO, ka goditur aksidentalisht shtetasin F.S., 7 vjeç, i cili është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spitalin e Sarandës.
Më pas, fëmija është nisur me Helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, por jasht rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij./a.m.