Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimet e tij zyrtare në Turqi, teksa momentalisht ka ndaluar tek monumenti i Qemal Ataturkut. Kryeministri shkruan se Ataturk mbetet një monument i gjallë i historisë së Eruopës dhe Turqisë.
“Nder i madh ceremonia e nderimit te Mustafa Qemal Ataturkut nje monument i gjalle i historise se Turqise dhe Europes“- shkruan Rama në Twitter.
Axhenda
Kryeministri Rama është pritur në pallatin Presidencial me një ceremoni zyrtare e cila ka nisurr rreth orës 14:00, teksa takimi me Erdogan ka zgjatur rreth dy orë
Pas takimit kokë më kokë me Presidentin turk, Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Kryeministrin Binali Yıldırım. Ky takim është parashikuar të nisë në orën 18:30 dhe të përfundojë në orën 20:00./java/a.k