Express.uk shkruan se ndër vendet të cilat rrezikohen më së shumti nga sulmet e rrezikshme terroriste gjatë stinës së verës janë Spanja, Turqia dhe Tunizia.
Pas sulmit të djeshëm në aeroportin Ataturk në Stamboll ku mbetën të vrarë 41 persona dhe 239 të tjerë të plagosur nga një sërë sulmesh terrorist, ekspertët kanë paralajmëruar turistët të mos vizitojnë Spanjën, Turqinë dhe Tunizinë gjatë stinës së verës, pasi mundësia e sulmeve terroriste në këto vende është shumë e lartë./a.m.