Joe Hart do t’ia shoh sikletin paraqitjeve të dobëta me Anglinë në “Euro 2016”.
Portieri i Anglisë u fajësua për disa prej golave të pësuar nga ekipi në Francë, përfshirë atë të dytin në humbjen 2:1 nga Islanda që i eliminoi në rrethin e dytë të Evropianit.
Kurse, paraqitjet e dobëta me Anglinë do t’i kushtojnë edhe tek skuadra e tij Manchester City. Menaxheri i ri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka identifikuar një portier të ri.
Claudio Bravo, fitues i “Copa America” me Kilin dhe titullar me Barcelonën në La Ligë, mund të nënshkruajë me klubin nga “Etihad Stadium”, raporton tabloidi britanik “Daily Mail”.
Hart nuk e ka bindur Guardiolën se e meriton të jetë titullar në portën e “Citizens”, sidomos pas paraqitjeve të dobëta me Anglinë në “Euro 2016”, citohet Zëri. (b.an)