Pas rikonstruksionit të bordurave dhe trotuareve, rruga “Myslym Shyri” do t’i nënshtrohet gjatë natës së sotme edhe pajisjes me sinjalistikën e nevojshme për parkimet.
Për këtë qëllim, Agjencia “Tirana Parking” ka njoftuar qytetarët, përdorues të vendparkimeve në rrugën “Myslym Shyri”, se sot nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të nesërm do të punohet për sinjalistikën horizontale të vendparkimeve.
Ndaj, ajo kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës që gjatë këtij harku të shmangin parkimet e automjeteve në rrugën “Myslym Shyri” për të mos penguar punën me vendosjen e sinjalistikës. Agjencia Tirana Parking i bën thirrje qytetarëve që të marrin masat për të mos parkuar si dhe për të lëvizur automjetet e tjera që gjenden të parkuara aty.