Guvernatori i Stambollit ka konfirmuar shifrat tragjike të sulmit terrorist të një nate më parë. Deri tani, bilanci i viktimave mësohet të ketë arritur në 41 ndërsa të plagosur mësohet të jenë mbi 230 persona.
Tre sulmi vetëvrasëse goditën mbrëmë aeroportin ‘Ataturk’ ndërsa sot kryeministri Yildrim tha se tre të dyshuar janë në ndekje nga policia.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri konfirmon se mes viktimave nuk ka shtetas shqiptarë.