Atentati i ndodhur në Stamboll mbrëmjen e djeshme ka bërë që forcat policore të Aeroportit të “Rinasit” në zbatim dhe të procedurave të sigurisë të rrisin kontrollet e tyre.
Siç mësohet nga burime të Policisë së Shtetit kontrollet janë brenda normave dhe standardeve të sigurisë të përcaktuara nga procedurat policore. Policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këto kontrolle.
Mësohet gjithashtu se është anuluar fluturimi i planifikuar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit “Ataturk” në Stamboll. Në faqen zyrtare të aeroportit njoftohet se fluturimi i planifikuar me Turkish Airlines në 09:25 është anuluar.
Ende s’ka njoftim se kur do të kryhet ky fluturim, kjo për shkak të situatës së rënduar në Turqi. Një natë më parë një shpërthim i përgjakshëm u mori jetën 36 personave dhe 150 të tjerë u plagosën në aeroportin e Stambollit “Ataturk”. Sulmi dyshohet se është kryer nga ISIS përmes 3 kamikazëve që vranë me pushkë njerëz të pafajshëm dhe më pas shpërthyen bombat që kishin në trup.
Ato vijnë në kuadër të atentatit të ndodhur në Stamboll, ku mbetën të vrarë mbi 30 persona dhe mbetën të plagosur mbi 100.