E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare, Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit. Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të patur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Shkrelin.
Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë”.
“Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë”, përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.
Kush është Suzana Shkreli?
Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë.
Suzana është një prej 4 fëmijëve të çiftit.
Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë.
Ne nje njoftim te shkurter ambasada amerikane ben te ditur per publikun se prokurorja shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli po bën një tur konsulence neper Shqiperi. Njoftimi flet se ajo shkemben eksperiencen e saj me palen shqiptare dhe po i ndihmon, por duket se ajo ka ardhur per pune tjeter. Po njihet me realitetin politik shqiptar, po pergatitet qe pas Reformes se Drejtesise te jete nje Prokurore e rendesishme per te asistuar Institucionet e reja, ku mendohet se do te kete arrestime VIP.
Prokurorja shqiptaro-amerikane e ka filluar njohjen e situates dhe ne pak kohe, duke qene dhe shqiptare, do te jete me zyra ne Tirane. Ka qelluar edhe shume simpatike dhe mundet disa politikane do te thone “se ia vlen te arrestohesh nga kjo prokurore!”.
Në një njoftim të Ambasadës të SHBA kur Suzanna Shkreli vizitoi Shqipërinë do të thuhej:
Njoftimi i Ambasades se SHBA: