Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka folur pas sulmeve terroriste në Stamboll duke bërë të ditur detaje të reja. Sipas kreut të qeverisë, përveç kamikzavë janë edhe të paktën 3 autorë në kërkim nga autoritetet.
Ai tha se dyshimet e para për autorësinë e sulmeve bien mbi grupet e lidhura me ISIS, ndërsa theksoi se autorët mbërritën fillimisht me taksi ne aeroportin ‘Ataturk’ dhe më pas hapën zjarr për ta finalizuar sulmin duke hedhur veten në erë.
Gjithashtu, presidenti Erdogan theksoi se bota duhet të jetë vigjilente pasi sulme të tilla mund të ndodhin kudo.
Mëngjesin e së mërkurës fluturimet kanë nisur normalisht nga aeroporti i Stambollit ndërsa masat e sigurisë janë shtuar. (java / r.a)