Ambasada amerikane u ka bërë sërish apel shqiptarëve që të votojnë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada shprehet se “nuk ke fuqi, nëse nuk voton”.
“Ti mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me një vendim të liderëve apo partisë tënde. Por nëse nuk voton, nuk ke fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.