Ndërhyrja në kohë e uniformave blu të Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje, midis dy bashkëshortëve.
Me të marrë njoftimin efektivët e policisë kanë shkuar në banesë duke mundësuar lokalizimin e autorit dhe arrestimin e tij.
Bledar Alushi, 23 vjeç, banues në Durrës ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij 22-vjeçare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë model-54 dhe një krehër pistolete me gjashtë fishekë.
Materialet procedurale – thotë policia në njoftim zyrtar – i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.