Një 17-vjeçare nga Marinza e Roskovecit prej më shumë se një muaji është larguar nga banesa dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion se ku mund të jetë.
Kallëzimin në polici e ka bërë vetë babai i vajzës, Gramoz Rethi i cili ka thënë se e bija Medina Rethi është larguar nga banesa me një bashkëfshatarin e saj, me të cilin dyshohet se kishte lidhje intime.
Por, që nga dita e largimit ata nuk kanë komunikuar me vajzën, ndërkohë që e kanë kërkuar tek të gjithë të afërmit, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
ma.me