Policia njofton se më datë 28.06.2016, në autostradën Durrës – Tiranë, në zonën e Kasharit, shtetasi A. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar drejtuesin e mjetit tip “Ford”, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga Hetimet paraprake rezulton se, drejtuesi i mjetit tip “Ford”, në momentin e aksidentit ka qënë duke dalë nga mjeti i tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje