Qeveria do të miratojë me një vendim të posaçëm njohjen e viteve të punës, për punonjësit e para vitit 1990, të cilët nuk u gjenden sigurimet në databaze. Në një intervistë Solida Dibra, Drejtore e Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, shprehet se tashmë ka përfunduar diskutimi mbi një vendim të posaçëm i cili do të duhet të miratohet në qeveri. Po ashtu ka nisur puna dhe për llogaritjen e indeksimit të pensioneve. Vitin e shkuar ky vendim u aplikua nga data një gusht. Teksa pritet që të ndiqet e njëjta procedurë.
Gjithnjë e më shumë po flitet për indeksimin e të gjithë pensioneve. A ka një nismë se kur do të aplikohet dhe a do të ketë shtesë mbi normën e indeksimit?
Reforma në pensione e cila filloi zbatimin e saj nga data 1.1.2015 parashikon gjithashtu indeksimin e pensioneve. Sipas nenit 61, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar me ligjin nr. 104/2014, pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Vitin e kaluar pensionet u indeksuan nga data 1.8.2015 dhe këtë vit po punohet për të llogaritur indeksin dhe përcaktuar datën e indeksimit të pensioneve, të cilat do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Një tjetër problem janë rastet kur punonjësi nuk arrin të gjejë të dokumentuar vitet e punës të siguruara para viteve 1997 apo para vitit 1990. Si do të zgjidhet ky problem. A ka një nismë ligjore për të?
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar një projekt-vendim të Këshilit të Ministrave, i cili është dërguar për diskutim dhe shpresojmë të miratohet sa më shpejt nga Këshilli i Ministrave, pasi do të zgjidhte një problematikë mjaft të ndjeshme, të krijuar veçanërisht kohët e fundit, kur procesi i digitalizimit të të dhënave për vitet e punës ka nxjerrë në pah shumë pasaktësi në mbajtjen e dokumentacionit që provon vitet e punës para viteve 90.
Është thënë se nga rillogaritja e vendosur në vendimin e qeverisë së 2 qershorit do të ketë një rritje pensioni për 8800 minatorë. A mund të kemi diçka më specifike për këtë kategori, pasi shpesh janë bërë ndryshime ligjore?
Në 1.10.1993, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 në dispozitat tranzitore të tij, ishte parashikuar edhe neni 97, sipas të cilit përfitonin pension të parakohshëm gratë që deri me 31 dhjetor 1994 kishin punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë dhe që kishin plotësuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione. Kjo dispozitë më pas, në vitin 1995, përfshiu edhe punonjësit e nëntokës, që ishin në marrëdhënie pune në nëntokë me 01.01.1995, dhe kishin plotësuar periudhën e sigurimit për pension të plotë.
Këto persona në momentin që plotësojnë moshën sipas ligjit, përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë, por masa e pensionit të tyre ishtemjaft më e ulët se ajo pensionistëve të tjerë në të njëjtat kushte. Fakti që ato ishin në pension të parakohshëm, i ka përjashtuar nga e drejta për të përfituar shtesë nga 2 vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave dhe nuk do të përfitonin as rritjen e përcaktuar në këtë vendim.
Për këtë arsye, në vendim është parashikuar që, në momentin që këto pensione llogaritjen si të plota, do të përfitojnë të gjitha rritjet dhe indeksimet që kanë përfituar pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në të njëjtin hark kohor, duke përfshirë edhe ngushtimet e diferencave të vitit 2002 dhe 2003, si dhe këtë ngushtim. Efektet financiare do të fillojnë nga 1.6.2016. nr. 7703, datë 11.5.1993 në dispozitat tranzitore të tij, ishte parashikuar edhe neni 97, sipas të cilit përfitonin pension të parakohshëm gratë që deri me 31 dhjetor 1994 kishin punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë dhe që kishin plotësuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione. Kjo dispozitë më pas, në vitin 1995, përfshiu edhe punonjësit e nëntokës, që ishin në marrëdhënie pune në nëntokë me 01.01.1995, dhe kishin plotësuar periudhën e sigurimit për pension të plotë.
Këto persona në momentin që plotësojnë moshën sipas ligjit, përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë, por masa e pensionit të tyre ishtemjaft më e ulët se ajo pensionistëve të tjerë në të njëjtat kushte. Fakti që ato ishin në pension të parakohshëm, i ka përjashtuar nga e drejta për të përfituar shtesë nga 2 vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave dhe nuk do të përfitonin as rritjen e përcaktuar në këtë vendim. Për këtë arsye, në vendim është parashikuar që, në momentin që këto pensione llogaritjen si të plota, do të përfitojnë të gjitha rritjet dhe indeksimet që kanë përfituar pensionet e plota të pleqërisë të caktuara në të njëjtin hark kohor, duke përfshirë edhe ngushtimet e diferencave të vitit 2002 dhe 2003, si dhe këtë ngushtim. Efektet financiare do të fillojnë nga 1.6.2016.
Zgjidhja për ushtarakët
Nga rivlerësimi i pensioneve përfitojnë gjithashtu dhe 500 ish-ushtarakë. “Përveç pensioneve të caktuara në harkun kohor 1.10.1993-31.12.1996, vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton si përfitues edhe pensionistët në pension për vjetërsi shërbimi, të cilët kanë përfituar pensionin deri në datën 30.09.1993. Janë evidentuar rreth 500 ushtarakë, të cilët tashmë kanë plotësuar moshën për pension të plotë pleqërie, dhe megjithëse kishin të njëjtën periudhë pune dhe paga të njëjta apo më të larta se persona të tjerë, në pension pleqërie deri në 30.09.1993, masa e tyre e pensionit nuk kishte përfituar nga asnjë nga fazat e ngushtimit të diferencave të aplikuara për pensionet e plota apo të parakohëshme të pleqërisë të caktuara në atë hark kohor. Kjo masë i përafrohej më shumë të ardhurave minimale. Duke u llogaritur si pensione të plota, mbi masën që rezulton, do të aplikohen edhe 3 vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave për ngushtimin e diferencave, duke i barazuar këto përfitime me pensionet e plota të pleqërisë të caktuara deri në 30.09.1993”, tha për “Shekulli”, Solida Dibra.
ma.me