Rreth 3 mijë persona llogariten të jenë përdorues të substancave narkotike në Kosovë, ndërsa vetëm për këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit, raporton KTV.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për shënim e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.
Nehat Mustafa, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është shprehur se Kosova tani ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve. (b.an)