Faqja zyrtare e policisë së South Yorkshire në Britaninë e Madhe është hakuar nga një grup nga Shqipëria. Në faqen e parë shfaqet një baner ku përfshihet dhe imazhi i tifozëve kuqezi. Më pas u ndryshua mesazhi ku shkruhej se nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave.
Por sipas ekspertëve të sigurisë sulmi mund të jetë shumë serioz. Ndërkohë që po përpiqen të rimarrin kontrollin e faqes, policia po përdor faqen në Facebook dhe Twitter për publikimin e informacioneve, shkruan panorama. Më parë ky grup hakerash mori kontrollin dhe të faqes së federatës rumune të futbollit pas ndeshjes Rumani-Shqipëri.