Të gjitha çifteve u ka ndodhur të ulen e të shohin një film bashkë dhe ka gjithnjë një moment kur i dashuri/a juaj ka tendencën të ngrihet dhe të luajë me telefonin. Ju ka ndodhur të keni dalë me të për darkë në restorant dhe në vend të menysë ai/ajo të kontrollojë Instagram-in?
Përse në këto raste telefoni është më i rëndësishëm sesa ju?
Ky është një problem për shumë çifte. Ndiqni në vijim disa rregulla që duhet të ndiqni për të arritur një konsensus dhe evituar situata të tilla që çojnë shpeshherë në konflikte me partnerin.
1. Kontrolloni njëherë veset tuaja
Përpara se të nisni një debat me partnerin, shihni njëherë zakonet që ju vetë keni. Për shtatë ditë kushtojini vëmendje vetes dhe vini re se sa ju merreni me telefonin.
Melanie Mills, terapiste, ju këshillon që ta fikni telefonin apo ta lini në dhomën tjetër në kohën kur jeni pranë partnerit apo po merreni me diçka të rëndësishme. Luftojeni tundimin tuaj për të kontrolluar të rejat e Facebook-ut e rrjeteve të tjera sociale dhe përkushtojuni partnerit.
Është e lehtë t’u kërkosh të tjerëve të bëjnë ndryshime kur në fakt të parët që duhet të startojnë jeni ju vetë, shkruan Blitz. Pyeteni veten nëse jeni të gatshëm të hiqni dorë nga fobia ndaj telefonit për të evituar debatet.
2. Diskutoni
Tregojini partnerit tuaj për eksperimentin që do të bëni dhe përmendeni faktin se jeni duke kontrolluar veset tuaja. Shpjegojani atij nëse ndiheni e injoruar dhe përse. Ai në një farë mënyre nga biseda duhet të kuptojë se përse është e rëndësishme të kaloni më shumë kohë së bashku, për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien tuaj.
3. Veproni
Vendosni disa “rregulla shtëpie” në lidhje me përdorimin e telefonit. Mund t’ju duket qesharake vërtet, por futja e shpeshtë në rrjete sociale, dërgimi i një email-i që ndoshta nuk do të kërkojë shumë kohë dhe një lojë “candy crush” në celularin tuaj, të gjitha këto gjatë kohës që jeni në shoqërinë e partnerit, munden realisht të shkaktojnë probleme të mëdha në lidhje me kalimin e kohës. /Telegrafi/a.k