Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë si folës kryesor në mbrëmjen e Takimit të 20-të Ndërkombëtar të Berlinit, që po organizohet nën kujdesin e Presidentit dhe një grupi deputetësh të Bundestagut gjerman si dhe Fondacionit gjerman për Vlerat Themelore dhe Mirëkuptimin mes Kombeve.
Në mesazhin drejtuar deputetëve gjermanë dhe të pranishmëve e politikanëve nga 50 vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe Shqipërinë dhe vende të Ballkanit Perëndimor, Nishani u ndal në vlerat e përbashkëta që duhet të udhëheqin liderët e sotëm, në marrjen e përgjegjësive dhe vendimeve për një shoqëri njerëzore më të paqtë e më solidare në përballimin e sfidave aktuale.
Mesazhi i Presidentit u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Të gjithë folësit në këtë takim dhanë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi mes kombeve dhe vendeve të ndryshme në funksion të paqes dhe harmonisë mes tyre” – njofton Zyra e Shtypit pranë Presidencës tonë.