Djali i gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ariana Fullani dhe ish Guvernatorit Adrian Fullani, në “tapetin e kuq” me Ferrari. “Femijët e pasur” nuk i kontrollon askush. Nga dalin paratë për këtë luks?
Urdhëroni, ky është djali i ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani dhe anëtares së Gjykatës së Lartë të Shqipërise, Ariana Fullani.
Eriku shkeli dje në “tapetin e kuq” të shtruar më së shumti për një tufë kokeboshësh që rimojnë apo më keq, bëjnë sikur këndojnë.
Në fakt ai as rimon e as këndon, është një analfabet funksional që ka babin e mamin të pasur. Por përtej tapetit të kuq, ajo që ra dje në sy ishte Ferrari i kuq.
Shiheni mire, është një Ferrari i një serie të re, sportiv dhe i hapur, i kushtueshëm domethënë. Ferrari kishte një targë shqiptare, natyrisht nga ato me numra të njëjtë që në këtë vend i përdorin zakonisht ose “skifterët”, ose “mallistët”, ose “të fortët” shkruan “SkaNdal”.
Në cilindo shtet tjetër përtej Shqipërisë, policia do kishte ndaluar Ferrarin dhe do kërkonte dokumentat e asaj makine. Jo letrat e qarkullimit, por letrat e blerjes së asaj makine, origjinalet si dhe burimin e parave të përdorura për blerjen e saj.
Por në këtë vend kjo nuk ndodh. Ky rregull vlen në këtë vend veç për politikanët të cilët ligji i detyron të deklarojnë çdo vit të ardhurat, shpenzimet dhe shtimin e pasurisë së tyre.
Çdo ditë, në rrugët e Tiranës dhe tani në verë në çdo rrugë drejt Jugut, sheh fëmijë por dhe të fortë rrugësh që ngasin supermakina që habisin këdo, janë seria e fundit e prodhimit, ‘full options’ dhe shumë të shtrenjta.
Asnjë agjensi shtetërore nuk merret me të zotët e tyre-femijë më së shumti, vajzat të habisin më shumë, ndërkohë që kudo tjetër veç këtij vendi, fëmijet e pasur do ishin elementë të dyshuar menjëherë. Në fakt, në këtë vend nuk të jep kush shpjegim për këtë fenomen.
Tema/d.i.
Koken do haje Eriku e Fiona, nuk do ti gezojne leket e plhere Fullanit, ku