Polonia ka eliminuar Zvicën nga Kampionati Evropian, për të shkruar historinë – duke u kualifikuar kështu për herë të parë në çerekfinale të këtij kompeticioni madhor
Polonia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke e mposhtur 5:4 Zvicrën pas ekzekutimit të penaltive. Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1:1.
Granit Xhaka u shndërrua në fytyrën tragjike të kësaj mbrëmje, i cili humbi penalltinë.
Për Zvicrën kanë shënuar: Stephan Lichtsteiner, Xherdan Shaqiri, Fabian Schaer, Ricardo Rodriguez, derisa dështoi Granit Xhaka.
Për Poloninë kanë shënuar: Robert Lewandowski, Kamil Glik, Arkadiusz Milik, Jakub Blaszczykowski, Grzegorz Krychowiak.
Zvicër-Poloni ishte ndeshja e parë e 1/8-tavë në “Euro 2016” dhe u luajt në stadiumin e Saint Ettiene. Një sfidë kjo ku të dyja kombëtaret kërkuan që të marrin fitoren për të vazhduar në raudin tjetër të kampionatit europian.