Në fakt meshkujt në krahasim me gratë janë krijesa shumë më të lehta. Megjithatë, ndonjëherë ndonjë mashkull mund të jetë i komplikuar po aq sa femrat. Në këtë rast, në vend se të ballafaqoheni me komplikimin e tij, kuptojeni atë. Ja se si:
Faktori respekt
Në shumicën e rasteve meshkujt e shohin veten në nivel shumë më të lartë se femrat. Megjithatë kundër gruas që e dashurojnë gjithnjë tregojnë respekt. Nëse sillet mirë me ju, ju përgëzon për arritjet tuaja,atëherë duhet të gëzoheni. Mbi të gjitha nëse mban gjithnjë në dollap një coca cola vetëm se ty të pëlqen, mos e humb atë!
Është i zënë duke menduar për ty
Nëse ju shkruan vazhdimisht gjëra të bukura, ose ju tregon për një libër që e ka lexuar dhe mendon se mund të të pëlqejë edhe ty, ose i di pauzat e tua të mësimit dhe të shkruan në ndërkohë, ju përgëzojmë.
Kontakti brenda komunitetit!
Kur jeni më shoqëri ose në rrethin e njerëzve, nëse nuk ngushtohet t’ju prekë dorën, ose ta prekë shpinën tuaj para njerëzve, ose t’ju mbajë për dore do të thotë se krenohet që është me ju. Ai nuk fsheh asgjë.
Ka dëshirë që t’ia duash familjen e tij
Nëse dëshiron t’ju njoftojë me rrethin e tij, dhe ju shpreh rëndësinë e afërsisë suaj me njerëzit përreth tij, atëherë mund të filloni të festoni. Krenohet që është me ty, dhe që tani ka filluar të bëjë planë për të ardhmen me ju.
Nuk frikohet nga grindja dhe din të kërkojë falje
Grindjet janë pjesa e pandashme e lidhjeve. Në vend se të largohet nga grindjet, ai vazhdon ta bëjë atë pa e ditur që ju ka lënduar, por si ta vërejë lëndimin tuaj ju kërkon falje. Ai nëse nuk mban krenari dhe kërkon falje për gabimet e tij, ai vërtetë ju do.