Në këndvështrimin e një shteti të ndarë në dy kampe, media britanike vijon e përçarë nga ”tërmeti” Brexit.
Disa gazeta i gëzohen idesë së rilindjes së një Britanie të Re, disa të tjerë të pasigurtë, shprehen “Çfarë djallin do të ndodhë tani ?”.
“Me konsideratë të lartë për Britaninë e Madhe!”, shkruante me gërma të mëdha ”Daily Mail”, një tabloid që drejtoi një fushatë virtuale kundër Evropës.
”Ja ku erdhi dita kur populli i heshtur i Britanisë së Madhe u ngrit kundër elitës përbuzëse të Brukselit dhe një klasë politike arrogante dhe të shkëputur nga realiteti”, thotë ajo.
”Daily Express” përshëndeste fitoren e lavdishme, ndërsa ”Daily Telegraph”, gazetë tjetër proBrexit, përshëndeste lindjen e një Britanie të Madhe të re.
Data 23 qershor i vitit 2016 do të mbahet mend si dita ku britanikët votuan për të rimarrë kontrollin e vendit.
Nga ana e pro-Evropës, ”Times” kishte si kryetitull ”Tërmeti Brexit”.
Tabloidi ”Daily Mirror” kishte përshtatur një tonalitet më të errët, me kërkesë në faqen e parë: “Çfarë djallin do të ndodhë tani?”/a.m.