Dhjetra policë të patrullave “Shqiponjat” dhe forca te ndërhyrjes së shpejtë kanë kryer një kontroll të befasishëm sonte në lokalet kryesore të zonës së Bllokut. Klientët e lokaleve kanë parë sesi policia ka hyrë papritur në ambjentet e lokaleve, duke kërkuar nga pronarët kontrollin e dokumentacionit të aktivitetit, si dhe duke ushtruar kontroll për volumin e muzikës, e cila ka qenë një shqetësim i hershëm për banorët e Bllokut.
Mësohet se shumë nga klientët i kanë lënë lokalet, çka të bën të mendosh se kjo e enjte nuk ka qenë fort fitimprurëse për lokalet më luksoze të asaj zone.