Vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian nuk është pritur mirë nga udhëheqësit e unionit të cilët kanë qenë mjaft të ashpër në reagimet e tyre. Ndër zërat që reaguan në këtë mënyrë ishte edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz. Ai doli sërish sot para mediave në një konferencë ku i kërkoi Britanisë largimin e menjëhershëm, pasi sipas tij nuk mund të pritet deri në tetor.
Avokatët e BE-së sipas Schulz po punojnë për përshpejtim të procedurave ndërsa kreu i PE shtoi se deklarata per largim e Cameron për në tetor është e vonuar.
“Kontinenti është peng i luftës se brendshme të një partie. Dyshoj se është në duart e qeverisë së Britanisë. Dorëheqja në tetor nuk duhet të jetë fjala e fundit. Britania të dalë sa më shpejt nga BE. Largimi i Cameron për në tetor është i vonuar. Avokatët e BE po punojnë për përshpejtimin të largimit të saj. Pasiguria, është e kundërta e asaj që kemi nevojë”, tha Schulz./a.m.