Mesa duket as apeli i VIP-ave nuk ka shërbyer për t’i bindur britanikët që të mbeten në Bashkimin Europian. Ata zgjodhën një “Brexit” me 17,410,742 vota pro dhe 16,141,241 kundër. Tani, pas referendumit të djeshëm – i cili ishte vetëm konsultativ dhe jo direkt detyrues- është e nevojshme që qeveria britanike zyrtarisht të kërkojë për të dalë nga Traktati i Lisbonës.
“Vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian do të çojë në një periudhë të zgjatur pasigurie që do të peshojë në performancën ekonomike dhe financiare të vendit…”, tha agjencia e vlerësimit “Moody’s” në një raport.
Sipas “Business of Fashion”, një nga revistat më me ndikim në sektor, “Brexit” do të shkaktojë pasoja serioze në industrinë e modës (e cila në vitin 2014 llogariti për 38 miliardë euro në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar).
Për këtë, ndër të tjera, më shumë se 280 njerëz që punojnë në modë dhe dizajn kishin rënë dakord për të nënshkruar një letër në mbështetje të fushatës për të mbetetur në Bashkimin Europian.
Edhe Giorgio Armani e mbështeti këtë fushatë.
“Unë jam në favor që Britania të qëndrojë në Europë. Ishulli është pjesë e Evropës dhe e kam parë gjithmonë Anglinë si pararojë të Evropës, e cila lëviz, zhvillon, gjithmonë e para në gjëra…dhe që i jep hapësirë artit”, pati thënë stilisti i famshëm.
“Në qoftë se Britania duhet të largohet nga BE-ja, industria e modës nuk ka asnjë ide çfarë do të ndodhë. Është e frikshme”, shkruanin revistat e modës.
Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Christopher Bailey, në krye të Burberry-t: “Vetëm duke qëndruar në Bashkimi Europian Britania e Madhe do të jetë e fortë, më e sigurt dhe më e mirë”.
Çfarë do të ndryshojë, duke përfshirë qytetarët evropianë të cilët tani jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar? Populli i modës, mësuar për të shkuar lart e poshtë në mes të kryeqyteteve të mëdha të modës, tani mund të rrezikojë të mënjanohet mes vizave dhe lejeve të veçanta, si dhe disa shkolla të modës që janë në shtëpi për shumë të rinj nga e gjithë Evropa. Me pak fjalë, skenari tani për tani premton mjaft pasoja apokaliptike.