Ish Kryeministri Sali Berisha shkruan përmes një postimi në rrjetin social se provat për përdorimin e pajisjes përgjuese “Imsi Catcher” nëpër burgjet e Shqipërisë janë të faktuara. Berisha poston një dokument të hyrje daljes së makinës të drejtuar nga Entiol Xhelili, zyrtarit të lartë të policisë, për të cilin prokuroria dyshon se ka qenë dhe transportuesi i pajisjes përgjuese. Në document shkruhet se Entil Xhelili ka lëvizur makinën për monitorim (matje të ajrit).
“Ja dokumenti qe fakton se si me dt 12.6.2015 u fut nga Saje qorri makina me aparatin e pergjimit IMSI Cathcer me targe AA380 BD e drejtuar nga Entiol Xhelili ne territorin e Burgut 302, me porosi te drejtorit te pergjithshem te burgjeve, me pretekst matjen e ndotjes se ajrit!
Ky dokument fakton mashtrimin e ulet te Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe mercenarit te tyre Çako, qe mashtron shqiptaret se aparatura nuk eshte perdorur per pergjim! Sb”– shkruan Berisha.
Prej disa ditësh prokuroria e ka zhvendosur fokusin e hetimeve pikërisht në faktimin e lëvizjes së kësaj makine në dy burgje të Shqipërisë, konkretisht në atë 313-tës në Tiranë si dhe në burgun e Peqinit./java/a.k