Prodhimi i perimeve vitin e kaluar u rrit me 8.4 %. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave, (INSTAT), në vitin 2015 gjithsej u prodhuan 1.030.000 ton perime nga 950,000 ton në 2014, ndërsa sipërfaqja e mbjellë më këtë kulture është shtuar me 1.6%. Pjesa më e madhe e prodhimit vjen nga zona e Fierit, e cila prodhoi rreth 35 % të totalit të perimeve.
Qarku i Tiranës renditet i dyti nga 12 qarqet e analizuara për prodhimin e perimeve. Berati dhe Durrësi siguruan prodhim afërisht nga 100 mijë tonë secili. ndërsa sasitë më te pakta i kanë dhënë rrethet e Kukësit dhe Gjirokastrës, përkatësisht me nga 13 dhe 17 mijë ton secila.
Sipas INSTAT-it, ministria e Bujqësisë ka orientuar investimet në bujqësi drejt ndërtimit të serave për prodhimin e perimeve. Vetëm sipërfaqja e serave me perime u shtua me 14 % vitin e kaluar dhe prodhimi i perimeve nga serat u rrit me rreth 15 %./Atsh/a.k