Gazeta Le Monde e kësaj pasditeje i ka kushtuar një profil njeriut që udhëhoqi fushatën e Brexitit dhe që tani synon të bëhet kryeministër. Lapsi.al e ka sjellë menjëherë këtë portret të ish kryebashkiakut të Londrës që u shndërrua në një politikan ksenofob dhe populist dhe që tani synon ti ngjajë Çërçillit
E qeshura mbaroi. Boris Johnson popullariteti i të cilit është ushqyer gjithnjënga shakatë, i ka dhënë fund lojës së bufonit, që kur ai vendosi ti prijë nëshkurt fushatës pro daljes së britanikëve nga BE.
.”Më parë ju i zgjasnit një kapele qesharake dhe ai e vinte mbi krye” dëshmon Tim Shipman gazetar nëSunday Times i cili në mes të qershorit i kërkoi të pozonte si Çërçilli. “Asnjë shans” iu përgjigj Borisi megjithëse atij i pëlqen shumë të krahasohet me njeriun e betejës së Anglisë.
Ish kryebashkiaku i londërs, i anashkalonte me një piruetë të shpejtë të gjithë pyetjet lidhur me ambicjen politike për ti zënë vendin kryeministrit Kamerun. Por ëndrra e tij për ti zënë vendin në Dowing Street ish shokut të tij të fëmijërisë nuk është secret për askënd.
Për gjatë gjithë fushatës për shkëputjen nga “Europa e falimentuar” që ai udhëhoqi në gjirin e konservatorëve, ai u vu në mënyrë progressive nën lëkurën e një kryeministri gjë që tani ka gjasa që të ndodhë së shpejti.
“Hero i Europës”
I kthyer shpejt në eurofob, nuk dihet nëse nga rivaliteti me Kamerunin apo thjesht për oportunizëm, ai i ka mbatur deri vonë të hapira dy opsionet. Ai vetë ka deklaruar në Neës-night, emisioni i mbrëmjes i BBC2, se, para se ti futej fushatës kishte përgatitur dy kronika në rubrikën e përjavshme të The Telegraph: Një që mbronde daljen nga BE dhe një tjetër që e kundërshtonte atë.
Por marëdhënia me kryeministrin e bëri Boris Johnsonin të zgjedhë krahun e “Exit”. Nuk u desh shumë që kundërshtarët e tij të nxirnin nga arkivat një numër të pafundmë deklaratash pro europinëve dhe pro emigrantëve që ai kish artikuluar si kryebashkiak i Londrës një prej qyteteve më kozmopolitë të botës.
Megjithatë me Bohris Johnsonin fushata Pro Bexit e gjeti kampionin e saj.
Pa popullaritetin dhe populizmin e tij të shfrenuar rrezultati do të kish qenë me siguri i ndryshëm.
“Ta shndërrojmë 23 qershorin në festën e pavarësisë së Mbretërisë së bashkuar” thërriste ai duke vjedhur slloganin e partisë ksenofobe të Nigel Farage (UKIP).
Boris Johnson qe i vetmi që mund të fliste si i barabartë me David kamerunin dhe ta bënte të dridhet. Ky i fundit e rrefuzoi me insistim një debat televiziv mes të dyve për të mos e paraqitur referendumin si një duel të brendshëm midis konservatorëve.
Borisi pa ndërprerje këndonte ritmin e të nesërmes së lumtur gjatë fushatës duke i thurur himne liberalizmit ekonomik anglez para burokracisë së pazgjedhur të Brukselit. Ai e kritikonte lëvizjen e lirë të europianëve megjithëse angazhohej për një “konservatizëm solidar”. E gjitha i ngjante një programi të gatshëm për të qenë lideri i së djathtëve që aim und të bëhet së shpejti.
Për të arritur këtu, Alexander -Boris de Pfeffel Johnson, 52 vjeç biri i një familjeje të madhe me prejardhje turke, franceze dhe gjermane e çoi shumë larg fjalorin e tij demagogjik dhe ksenofob. Ai e quajti Barak Obamën një “gjysëm kenian” dhe e krahasoi projektin europian me atë të Hitlerit dhe Napoleonit.
Në fushatë ai morri zjarr: “Britanikët mund të bëhen heronjtë e Evropës duke ndaluar një process të cilin nuk e kuptojnë dhe që po largohet nga kontrolli ynë. Ai flirtoi gjithashtu me nacionalizmin kur deklaronte se Bexit do ti lejonte britanikët të rimarin “kontrollin e demokracisë të zaptuar nga burokracie e Brukselit dhe kontrollin e kufijve të shqyera nga lëvizja e lirë” (perkthimi Lapsi.al).
Ai nxënësi i kolegjit super elitar të Etonit u shndërrua në zërin e njerve të thjeshtë kundër elitave, në mbrojtësin e sensit komun kundër teknicienëve dhe ekspertëve të specializuar.
Ai shndërroi një shifër të rreme -430 milionë Euro që Anglia i paguan çdo javë Brukselit në slloganin e fushatës së vet dhe përsëriti pa ndërprerë se është e sigurtë që Turqia do të pranohet në BE.
I nisur drejt fitimit të pushtetit “kllouni i lezeçëm i oborrit” siç e quante dikur kryeministri Xhon Mejxher, përsëriste se David Kamerun duhet të qëndrojë në detyrë cilido qoftë rrezultati.
Por Boric Johnsoni përsërit shpesh një shprehje shumë çurçilljane të Heraklitit sipas së cilës “karakteri përcakton fatin e një personi”. Prandaj është shumë e çuditshme nëse ai nuk do të përfitonte nga rrezultati i referendumit.
Shokët e dhomave të zhveshjes
A do tia japë partia konservatore shansin atij? Përpara rrezultatit Johnson thoshte: “Kjo histori është sin ë regbi ose në futboll, zihemi, shkelmohemi me njëri tjetrin dhe pastaj ribëhemi miq në dhomat e zhveshjes” (perkthimi Lapsi.al).
Por asgjë nuk do të jetë kaq e thjeshtë në një vend ku referendum vërtetoi fraktura të forta gjeografike dhe sociale.
Boris Johnsoni nuk e besonte as vetëm formulën e vitit 2012 kur pari deklaruar: “Kam më shum shance të shndërrohem në pemë ulliri sesa të bëhem kryeministër”.
Port ë nesërmen e një fitoreje kaq shpërthyese parabola e ullirit nuk është më një shaka. Politikani bjond i ka dhën fund kohës kur bënte bufonin. Ai tani është gati të pozojë si Çurçilli, si njeriu i pavarsisë që ua premtoi për gjatë fushatës britanikëve. (Le monde Përgatiti Lapsi.al)