Fillojnë tronditjet brenda Britanisë së Madhe. Siç treguan rezultatet, Skocia votoi masivisht për të qëndruar në Bashkimin Europian. Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon sapo deklaroi se qeveria e saj do ta lexojë qartë vullnetin e skocezëve për të qëndruar dhe do të mbetet në lidhje të ngushta me Bashkimin Europian.
Ajo deklaroi se një referendum skocez për t’u larguar nga britania e Madhe është tashmë një mundësi mëse reale. Ajo deklaroi se qeveria e saj do të bëjë ç’është e mundur, që vota e qartë e skocezëve të lexohet drejtë dhe konfomr interesave të tyre.
*në hartë, zonat në të verdhë kanë votuar pro qendrimit ne BE