Soni Malaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Olti Currin.
Mësohet se padia është depozituar në datën 17 qershor të këtij viti, me akuzën e fyerjes. ndërkohë që seanca e parë do të mbahet me datë 21 korrik në orën 10: 30.
I kontaktuar nga GazetaExpress, Olti tha se bëhet fjalë për një status në profilin e tij në “Facebook”, ku ai kishte përmendur këngëtaren duke publikuar edhe një fotografi të saj. Seanca e pare do të mbahet me datë 21 korrik në orën 10:30, ku blogeri i njohur tha se do të jetë present. (java / r.a)