Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se BE-ja është e përgatitur mirë për rezultatin e referendumit në Britani, por tha se i vjen keq për vendimin për të dalë jashtë unionit.
Ai tha se e respekton vullnetin sovran të votuesve britanikë, ndërsa shtoi se “tani ne jemi të qartë që britanikët do të ndjekin rrugën e vet”.
Sipas Schulz, fushata e referendumit në Britani të Madhe nuk ishte një model i mirë./a.m.