Banka e Anglisë deklaroi sot se është e vendosur për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
“Banka e Anglisë është duke monitoruar nga afër zhvillimet më të fundit”, thuhet në deklaratë.
“Banka ka ndërmarrë planifikim të gjerë emergjence dhe po punon ngushtë me Thesarin Britanik, autoritetet e tjera vendase dhe bankat qendrore jashtë shtetit. Banka e Anglisë do të marrë të gjitha hapat e nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë e saj për stabilitetin monetar dhe financiar”, theksoi ajo. (java / r.a)