Edhe Hillary Clinton hap Instagram. Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, 67-vjeç nuk i ka rezistuar dot më tundimit të përfshirjes në këtë rrjet social, ndoshta edhe për ta shfrytëzuar për fushatën e ardhshme presidenciale, meqenëse është parë vitet e fundit edhe fuqia e mediave sociale në ndihmë të fushatave elektorale.
Por fotot e kandidates demokrate nuk u përkasin takimeve të saj politike, as jetës private. Fotoja e saj e parë është një copëz nga gardëroba e saj dhe disa veshje të varura, simboli i së cilës qëndron te ngjyrat e veshjeve: blu, e kuqe dhe e bardhë.
Një zgjedhje e vështirë, siç e quan Clinton, zgjedhjen mes tri ngjyrave. Nuk dihet nëse Clinton do ta vërë në përdorin të vetes rrjetin social, apo do të tregojë aty një profil tjetër të vetes.