Shqipëria merr një tjetër vlerësim pozitiv. Kësaj radhe tabloidi britanik “Daily Mail” ka vënë notat për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Europian, bazuar në paraqitjet e tyre ne fazën e grupeve.
Në Grupin A, pavarësisht eliminimit, Shqipëria ka marrë notën më të lartë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët e tjerë. Bazuar në sistemin britanik të vlerësimit, “Daily Mail” i ka dhënë Shqipërisë “B”, ndërkohë që grada më e lartë është “A+”.
“Njëra nga dy ‘humbëset fatkeqe’ e cila u rendit në vendin e tretë por nuk kaloi në 16 më të mirat. Shqipëria performoi sipër pritshmërive edhe pse u eliminua. Një paraqitje impresive me 10 lojtarë në humbjen 1-0 ndaj Zvicrës, ndërsa mbajtën 0-0 Francën për 90 minuta dhe pastaj i jepen vetes një mundësi kualifikimi me fitoren e parë në një Europian. Një kompeticion i mirë dhe një nisje e mbarë e një projekti që premton vazhdimësi”, shkruan tabloidi britanik.
Ndërkohë, pas kuqezinjve renditet Zvicra që “Daily Mail” e vlerëson me “B-”, pastaj Franca me “C+” si dhe Rumania me “D”./Dita/a.k