Një fëmijë i mitur shqiptar i moshës 4 vjeçare ka mbetur I plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Arnaccio në afërsi të Cascina-s në Itali.
Fëmija është transportuar me helicopter në spitalin e Firences, teksa mediat italiane shkruajnë se është jashtë rrezikut për jetën.
4 vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e cila drejtohej nga e ëma, kur ajo është përplasur nga një automjet tjetër që drejtohej nga një femër./java/a.k