Ministria e brendshme e shtetit Hese në Gjermani ka njoftuar se një person i dyshuar për të shtëna, me ç’rast janë plagosur dhjetëra vetë në një kinema, është vrarë nga policia. Më parë është raportuar se personi i maskuar me armë dhe municion sot ka hapur zjarr në një kompleks të kinemasë në qytetin perëndimor, Viernhajm, afër Frankfurtit, duke i plagosur së paku 20 vetë.
Në raporte theksohej se personi i armatosur ishte barrikaduar brenda kompleksit, i cili ishte rrethuar nga policia. Ka pasur edhe raporte që thonin se i dyshuari ishte arrestuar. Nuk ishte e qartë se a ka mbajtur pengje ky person i armatosur. Nuk ka mundur të merret ndonjë koment i menjëhershëm nga policia.
ma.me