Ligjvënësit demokratë në SHBA kërkojnë shtrëngimin e masave për të “filtruar” të gjithë ata që posedojnë armë dhe që mund të jenë burim ngjarjesh tragjike me humbje jetë njerëzish. Deputetet demokratë janë ulur në tokë në Kongres si një mënyrë për të protestuar dhe për të kërkuar kontrolle më strikte sa i përket shitjes së armëve.
Pak ditë pas tragjedisë së Orlandos, ku mbetën të vrarë 49 persona Senati amerikan shtyu projektligjet të cilat kufizojnë tregtinë e armëve. Demokratët zgjodhën një mënyrë të pazakonët për të protestuar.
Për 12 orë ata kanë qëndruar të ulur në dyshemenë e Kongresit. Një ulje sit-in për t’i kërkuar kundërshtarëve politikë që të reagojnë ndaj këtij ligji.
Në krye ishte deputeti John Lewis i cili u shpreh: “Ka moment kur dua të them dicka, duhet të bësh pak zhurmë, duhet të lëvizësh. Ky është momenti, është koha të reagojmë. Nuk do të heshtim më”.
Deputetët morën mbështetje edhe nga disa qindra njerëz që u mblodhën para ndërtesës së Kongresit. Sondazhet e fundit tregojnë se edhe publiku amerikan e përkrah kontrollin e shtuar në shitjen e armëve të zjarrit, sidomos kur ato duan t’i blejnë personat që dyshohen për vepra terrorizmi.
Ndërkohë që mbetet për t’u verifikuar nëse Berisha është tërhequr nga ideja e tij për armatosjen e popullsisë kundër kryeministrit Edi Rama, e kthyer më pas në kërkesë për një ligj për armët, kur dhe SHBA një shtet demokratik dhe shumë i fuqishëm ka rënë në hall./Tema/a.m.