Antonio Conte kërkon agresivitet, por edhe… kujdes! Sikur të mos i mjaftojë kundërshtari i frikshëm përballë, Italisë i duhet të ruhet edhe nga kartonët e verdhë. Nuk janë pak por plot dhjetë lojtarë që kanë marrë kartonë të verdhë e që rrezikojnë të mungojnë në çerekfinalen e mundshme, nëse të kaltrit eliminojnë Spanjën.
Midis tyre është e gjithë mbrojtja, përfshirë edhe portierin: Buffon, Barzagli, Bonucci e Chiellini. Lojtarë të tjerë që duhet të ruhen nga e verdha kundër Spanjsë janë De Rossi, Eder, Thiago Motta, Sirigu, Zaza e Insigne.
D.I.