Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar Protokollin për Aderimin e Malit të Zi në NATO.
Protokolli u miratua me 110 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që pati një abstenim.
Në seancë është i pranishëm dhe kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, i cili po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas ratifikimit te ketij protokolli ai iu drejtua me një fjalë përshëndetëse deputetëve shqiptarë.
Ky dokument i rëndësishëm i Aleancës, i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s, pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez.
d.i.