Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka, tha sot në nisje të seancës së proceserbali i diskutimeve të nëj jave më parë është manipuluar. Sipas Palokës, fjala e tij është censuruar në dokumentin arkivor të Kuvendit të Shqipërisë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Sali Berisha, që duke folur nga vendi tha se ky është akti më i rëndë n2 parlament. Kjo ka bërë që salla të shpërthejë në të qeshura, përfshirë edhe vetë deputetët e opozitës.
Kryetari Meta e ka ironizuar Berishën duke iu përgjigjur se ‘ky është më i rëndi në 25 vite’. Ndërkohë, në fjalën e tij të shkurtër, Berisha iu kundërpërgjigj mazhorancës.
“Qeshni ju, se e keni bërë Kuvendin si të mbathurat e Shukriut” – tha ish-kryeministri. (java / r.a)