Edmond Leka është emri i ri mes socialistëve që zëvendëson ish-deputetin Kokëdhima. Prezenca e tij në seancë dhe marrja e mandatit u njoftua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Edmond Leka do të përfaqësojë Qarkun Vlorë pas vendit vakant të krijuar me heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës nga Gjykata Kushtetuese.
Leka ka bërë betimin para kolegëve në nisje të seancës së sotme. Ai ishte ulur sot mes deputetëve Blerina Gjylameti dhe Ervin Koçi. (java / r.a)